Punonjës i Gardës Admir Dervishi, 29 vjeç, ka plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij I. Dervishi, 28 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:10 të mëngjesit në rrugën e “Qelqit”, te pallatet Derveni në Kombinat, pas një konflikti mes çiftit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku i vuri prangat autorit të dyshuar, gardistit Dervishi.
Ndërsa e shoqja u transportua në spital, ku po merr dhe ndihmën mjekësore.