2 dhjetor 2015 – Një foshnjë e braktisur është gjetur e braktisur paraditen e sotme në zonën e Yzberishtit, në periferi të Tiranës. Policia është njoftuar nga një qytetar që gjeti foshnjën e mbështjellë me disa rroba pranë një makine të parkuar.

Sipas policisë, foshnja është transportuar në spital, nga ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Po punohet për identifikimin e nënës.

/portali DurresLajm/