Një vetëvrasje është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 54-vjeçar është gjetur i vetëvarur.

Sipas policisë ai është gjetur pa shenja jete në Selitë të Vogël rreth orës 22:20.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.10.2020, rreth orës 22:20, në vendin e quajtur Selitë e Vogël, është gjetur pa shenje jete, i vetë’varur shtetasi V.L, 54 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.