Kalimtarë të rastit kanë gjetur sot trupin e pajetë të një personi në Tiranë. Sipas burimeve nga policia, mësohet se trupi i viktimës së paidentifikuar ende, është gjetur në trotuar, në rrugën “Vangjush Furxhi”.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima i seksit mashkull është i moshës rreth 30-40 vjeç dhe mund të jetë endacak.

Nga veprimet paraprake të kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.