TIRANE, 8 nëntor 2013 – Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në trotuar, në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 60-vjeçari Zvetan Nikolla kishte dalë nga banesa për të blerë diçka në dyqan, kur është shtrirë në rrugë pa ndjenja. Kalimtarët u përpoqën t’i vinin në ndihmë, por ishte tepër vonë, pasi 60-vjeçari kishte ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak në zemër, megjithatë ekspertët do të japin rezultatet përfundimtare pasi të kenë përfunduar hetimet. 
Fqinjët e 60-vjeçarit shprehen se ai ishte një burrë i fortë dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje.