TIRANE, 8 nëntor 2013 – Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në trotuar, në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 60-vjeçari Zvetan Nikolla kishte dalë nga banesa për të blerë diçka në dyqan, kur është shtrirë në rrugë pa ndjenja. Kalimtarët u përpoqën t’i vinin në ndihmë, por ishte tepër vonë, pasi 60-vjeçari kishte ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak në zemër, megjithatë ekspertët do të japin rezultatet përfundimtare pasi të kenë përfunduar hetimet.
Fqinjët e 60-vjeçarit shprehen se ai ishte një burrë i fortë dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
Tiranë, gjendet në trotuar një 60-vjeçar i pajetë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përplasje në G20/ Europa kundër Trump, Gjermania kundërshton praninë e ministrit rus
Çfarë e fundosi “Keffe D”? Provat që zbardhën misterin 30-vjeçar të vrasjes së Tupac
Ekzekutoi tre të rinj në Malin e Zi dhe u arratis, autori rus vret veten
F1/Argjentina kërkon të organizojë një garë pas 28 vitesh mungesë në kalendar





