Një foshnje është gjetur e pajetë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Mësohet se foshnja i gjinisë mashkullore ishte hedhur në një kosh mbeturinash prapa ish-markatës së vjetër.

Nuk dihet ende se cila është nëna që e ka kryer këtë akt, ndërkohë që grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.