Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Gjykatës së Lartë të shpallë të pafajshëm deputetin Spartak Braho për akuzën e shpifjes, akuzë kjo e ngritur ndaj tij nga deputeti Tom Doshi. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti Braho nuk ka shpifur, por ka dhënë opinionet e tij në lidhje me raportin mjekësor që Tom Doshi ka paraqitur në Kuvend, kur po diskutohej për miratimin e lejës së arrestimit të kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Trupi gjykues e shtyu seancën për javën tjetër, që të shprehet me vendim për paditënë e ngritur nga deputeti Doshi. Tom Doshi ka kërkuar 1 lekë dëmshpërblim për akuzat e Spartak Brahos.





