Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka liruar nga burgu katër aktivistët e Aleancës Kuq e Zi, të cilët u arrestuan të premten pasi protestuan dhe bllokuan portën kryesore të Ministrisë së Jashtme.
Gjykata e Tiranës e cilësoi të paligjshëm arrestimin e tyre nga Policia e Shtetit, me arsyetimin se protestat janë e drejtë qytetare e mbrojtur me ligj. Aktivistët e AK bllokuan hyrjen e Ministrisë së Jashtme, duke protestuar kundër ministrit Ditmir Bushati.





