TIRANE, 11 prill 2013 – Një grabitje me armë ka ndodhur orët e vona të ditës së sotme ku dy persona kana grabitur një pikë bastesh në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranën e Re ky dy personat e armatosur, kanë marrë të gjithë xhiron ditore të pikës së basteve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje menjëherë dhe ka shoqëruar disa persona. Sipas saj, nuk ka patur të lënduar në njerëz gjatë grabitjes.

Policia konfirmoi se dy personat kishin kohë që po mbikëqyrnin pikën e basteve për ta grabitur. Forcat blu kanë thënë se janë duke shqyrtuar materialet filmike të sallës për të identifikuar dy personat.