Ministri i drejtësisë Ylli Manjani, në një intervistë për Top Channel, bën apel për dialog dhe ofrohet për të ndërmjetësuar me Ministrinë e Financave lidhur me grevën e avokatëve. "Nuk mendoj se është bojkoti mënyra e komunikimit, përkundrazi bisedimet dhe dialogu janë mënyra e duhur e komunikimit. Tek unë, si ministër, Dhoma e Avokatisë do të gjejë një partner. Jam gati të ulem të çelim diskutimet dhe të hapim temën e dialogut,” – deklaron Manjani.

Ministri i Drejtësisë paralajmëron avokatët kryesisht që të mos mungojnë, pasi ata paguhen nga shteti. Megjithëse në këtë rast ministri Manjani me shumë gjasë ndodhet mes dy zjarreve, për shkak se ai vetë është edhe avokat, profesion prej të cilit e ka të vështirë të ndahet. Kur u pyet se a kanë të drejtë avokatët në këtë bojkot, ministri Manjani tha: "Kur të mos jem ministër, mund t’jua them."

Marrë me shkurtime dhe ndryshime nga gazeta "Shqip"