Një ngjarje vërtetë e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një person, pasi ka grabitur një fuoristradë, është përplasur me një supermarket dhe gjithcka tjetër që i ka dalë përpara. Shkak u bë automjeti i Policisë së Shtetit që i kishte dalë përpara.

Ky kaos i vërtetë ndodhi në zonën e Tiranës së Re. Hajduti sapo kishte vjedhur fuoristradën dhe po përpiqej të largohej pa lënë gjurmë. Por, përpara tij kanë dalë uniformat blu, që i kanë bërë shenjë të ndalojë. Në nxitim e sipër, hajduti ka humbur kontrollin e mjetit duke marrë përplasur gjithçka i doli përpara.

Marrë nga gazeta "Shekulli"