Tiranë, 10 qershor 2014 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një vajzë e re ka humbur jetën, pasi është hedhur nga katet e larta të ndërtesës së njohur si “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se 23 vjeçarja Iris Belba, nga Fieri, që eshte vethedhur, dyshohet se ishte punonjëse në një nga bizneset që i kanë zyrat në ndërtesën “Sky Tower”. Sipas hetimeve paraprake mendohet se vajza është vetëhedhur nga ndërtesa, por nuk dihen motivet qe e shtyne te ndermerrte kete veprim.
Mesohet se vajza e re ishte studente e Fakultetit te Ekonomise, dega Finance.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





