27 korrik 2015 – Një person me të meta mendore i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij, në katin e dytë të një pallati pranë zonës së “21 Dhjetorit” në Tiranë.
Mësohet se flakët e zjarrit kanë rrezikuar edhe apartamentet e tjera të pallatit, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve, të cilat kanë neutralizuar flakët dhe kanë nxjerrë nga ballkoi të sëmurin mendor.
Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/