12 gusht 2015 – Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Rreth orës 09:00, një kalimtare 72-vjeçare u përplas nga një kamion pranë Ambasadës Amerikane në Rrugën e Elbasanit. Përplasja rezultoi fatale për viktimën e identifikuar si Gora Gjermeni, e cila ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën te vijat e bardha.
Mësohet se sipas disa dëshmitarëve, trupi i pajetë i të moshuarës ka qëndruar rreth një orë poshtë kamionit. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe efektivët e policisë, të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e kamionit, Gentian Banaj.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/