Pas debateve të një dite më parë në Kuvend për Byronë Kombëtare të Hetimit, aleatët e koalicionit qeverisës sapo janë takuar për të koordinuar qëndrimin e tyre. Krahas kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, në takim janë të pranishëm edhe krerët e grupeve parlamentare: Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili.
Ndërkohë, kryeministri Rama është parë në hyjë në Vilën 30, në kryeqytet, i shoqëruar edhe nga ministrat Arben Ahmetaj dhe Saimir Tahiri. Njëkohësisht, në këtë takim është i pranishëm edhe Shpëtim Idrizi, kryeari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.





