Dy vite pas ndalimit të çdo lloj ndërtimi në vend dhe madje arrestimit të fshataravë që rregullonin çatitë e shtëpive, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është hapur plotësisht rruga për leje ndërtimi. Tani ndërtuesit, por jo vetëm, edhe qytetarët mund të aplikojnë për ndërtime, shtesa apo riparime pranë bashkive ku banojnë apo zhvillojnë aktivitet. Kryeministri ishte sot në një fabrikë që prodhon materiale për ndërtim, ne Tirane, ku tha se "ne mund të themi se e kemi vënë në kontroll territorin dhe ndërtimtaria pa leje është kufizuar jashtëzakonisht shumë." "Edhe me riorganizimin administrativ është hapur plotësisht rruga për lejet e ndërtimit, është hapur plotësisht rruga për investimet prodhuese në radhë të parë," – ka deklaruar kryeministri.
Tiranë, kryeministri Rama: Hiqet moratoriumi i lejeve të ndërtimit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Uji i rrushit të thatë për të pastruar mëlçinë, mësoni si ta përgatisni
“Do të të marr me vete”, u tërhoq nga një emigrant në shinat e metrosë, kush është 18-vjeçarja që u përplas për vdekje nga treni
Të shtëna me armë në Lezhë/ Plagoset një 30-vjeçar, detajet e para
Iu përmend emri tek dosja Epstein, Behgjet Pacolli: Gjëja më e shëmtuar. Do të nxjerrë faktet nga…





