Lufta ndaj informalitetit, sipas kryeministrit Edi Rama, ka rritur forcën e sipërmarrjeve shqiptare. Dhe për të treguar këtë, shefi i qeverisë ka vizituar një fabrikë tullash, ne Tirane, e cila është kthyer në një prej sipërmarrjeve më të mëdha në Ballkan në prodhimin dhe tregtimin e tullave.

"Lufta kundër informalitetit po jep rezultate, por ka akoma shumë për të bërë, – tha kryeministri Rama. – Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë, sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në tatime, që bën gjithë mbledhjen e xhirove dhe që jep alarm kur ka devijime. Do ta zgjerojmë këtë tru elektronik edhe me partneritetin për interesin publik për mbledhjen e TVSH. Ju përfitoni drejtpërdrejtë pasi ulet shumë konkurrenca e pandershme. Sjellja e të vegjëlve ka filluar të ndryshojë. Të mëdhenjtë nuk mund t’i përdorin më të vegjlit dhe t’i abuzojnë për të shfryrë në mënyrë të paligjshme paranë."

Marrë me shkurtime nga Top Channel