Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi reformën në drejtësi dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kryeministri Rama shprehet se PD kërcen si prifti nga belaja për reformën në drejtësi, të cilën në të vërtetë nuk e do, por i duhet të bëjë sikur e do.

"Vajmedet PD, që kërcen si "prifti nga belaja" e di mirë ky popull sa e do reformën në drejtësi, po e di edhe ti që do s'do, do bësh sikur do!.. Dhe jo vetëm do bësh sikur do, po do bësh edhe sikur po na bind edhe neve! Bëj ç'të duash e thuaj ç'të duash, po nxito se duhet të votojmë!" – shkroi Rama në postimet tij në rrjetet sociale.