Tiranë 01 korrik 2014 –Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident automobilistik në Krrabë. Policia bën me dije se i plagosur është një shtetas francez.
Sipas policisë makina me të cilin ai po udhëtonte ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme ndërkohë që policia ka nisur hetimet.





