Automjeti del nga rruga, përplaset me 3 të tjera e përfundon në ambientet e një lokali.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Mine Peza” .

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, përveç dëmeve të shumta materiale, si në automjetet e përplasura, ashtu edhe në lokalet përreth.

Por sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, aksidenti është shkaktuar qëllimisht nga automjeti që goditi mjetet e tjera.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve.