Pesë person janë arrestuar nga policia në një call center pasi dyshohet se mashtronin të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Pesë persona, pronarë dhe operatorë të subjektit janë shpallur në kërkim.

“Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Devices” u arrestuan: G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex,” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.