24 prill 2015 – Një 51 vjeçar është grabitur në fshatin Shark, Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se personit në fjalë, i cili është shtetasi V. S, 51 vjeç, dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa SH5640E, 20.000 lekë, një telefon dhe një orë dore.

Pas denoncimit nga ana e viktimës, policia ka mundur të gjeje automjetin që ishte braktisur në fshatin Bërxullë.

Ndëerkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/