Më 5 shkurt, në orën 10:00, kreu i opozitës Lulzim Basha do të jetë i detyruar të paraqitet para gjykatësit Artan Lazaj, pasi padinë që ish-deputeti socialist Arben Ndoka ka ngritur ndaj tij.

Ish-deputeti socialist Ndoka ka paditur Bashën në Gjykatën Shkallës së Parë, në Tiranë, duke e akuzuar atë për shpifje. Sipas padisë së depozituar nga Ndoka, Basha me deklaratat e tij publike ka shpifur ndaj personit të tij, në lidhje me akuzat dhe dënimin e marr për akuzat e trafikut të prostitucionit.

Arben Ndoka, referuar akuzave të herëpashershme të opozitës si i dënuar për prostitucion, ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit.

Ndoka kërkon që Basha t’i paguaj në formë dëmshpërblimi shumën prej 1 miljon lekë.