Prokuroria e Përgjithshme ka hapur dosjen hetimore kundër një të burgosuri, pasi një vajzë kishte denoncuar mesazhet që ajo ka marrë prej tij. Por, fakti se mesazhet ishin transmetuar përmes rrjetit social Facebook, e ka thelluar edhe më tej hetimin, pasi ato ishin dërguar përmes rrjetit social nga një celular dhe përdorimi i tyre nga të burgosurit është i ndaluar.
I burgosuri, me inicialet E. S., që vuan dënimin në një burg të Tiranës, i kërkonte studentes të shkonte ta takonte në burg.