16 qershor 2015 – Një incident elektoral ka ndodhur sot në Paskuqan, ku një militant i majtë mësohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një takimi elektoral të PD-së, ku militanti i majtë Liman Lika, ka shkuar atje dhe është konfliktuar me disa simpatizantë demokratë. Lika në shenjë paralajmërimi nxjerr armën, qëllon në tokë dhe largohet menjëherë me makinë.
Pas kësaj, policia e ka shpallur në kërkim Likën dhe është vënë në ndjekje të tij.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/