Avionët dhe helikopterët ushtarakë, të prodhimeve ruse dhe kineze, të cilët tashmë janë të papërdorshëm do të dalin në shitje në ankand. Ankand do të jetë i lirë dhe me procedurë të hapur publike.
Njoftimi është dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, ku bëhet e ditur se ankandi do të nis me shumë 61,4 milionë lekë dhe se do të zhvillohet më datë 22 shkurt. Ai do të zhvillohet në Drejtorinë e Ankandeve dhe Prokurimeve, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Helikopterët që do të dalin në shitje ndodhen aktualisht në Farkë, ndërsa avionët në Rinas, Gjadër dhe Kuçovë.
Në shitje do të jenë avionët
- Jak – 18 (6 copë)
- Mig – 15 (3 copë)
- Uti – Mig 15 (3 copë)
- Mig – 17 (4 copë)
- Uti – Mig 17 (4 copë)
- Mig – 19 (10 copë)
- Mig – 21 (6 copë)
Në shitje do jenë helikopterët
- Mi – 4 (4 copë)





