Ministrja e arsimit dhe sportit Lindita Nikolla ka mbledhur sot me urgjencë të gjithë drejtorët rajonalë të arsimit dhe ju ka komunikuar në mënyre ultimative që, brenda një muaji, secili prej tyre personalisht duhet të inspektojë secilën shkollë dhe të përcjellë problemet në ministri.
"Nuk do të tolerohet asnjë drejtor shkolle, i cili nuk ka performuar në menaxhimin e institucionit shkollor dhe ka lejuar shkelje apo sjellje që bien ndesh me udhëzimet e MAS. Ai drejtor rajonal i cili nuk realizon këtë detyrë në mënyre të përditshme dhe sipas afateve të vendosura apo toleron shkelje të konstatuara, largohet në mënyrë të menjëhershme nga puna," – mësohet t’i ketë thënë Nikolla drejtuesve të drejtorive rajonale të arsimit.
Masat e ministres Nikolla vijnë një ditë pas lajmit se një mësues në Bulqizë dhunoi nxënësit e tij.





