TIRANË,21 shtator 2013 – Dhjetë motokrosistë nga vende të ndryshme të Shqipërisë bënë gara me motorrë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Aktivitetit i quajtur “Super Moto Cross” mblodhi gjithë të apasionuarit e motorrave pasditen e sotme për rreth 3 orë.
Prezantuesi i aktivitetit Erson Shabani tha se kjo është hera e parë që në në Tiranë organizohet një garë e tillë. Përreth sheshit “Nënë Tereza” ishin pozicionuar të apasionuarit e garave me motorrë, që mbështesnin motokrosistin e tyre të preferuar.
Ky aktivitet u organizua nga "Rockstar", që do të organizojë dhe aktivitete të tjera në gjithë Shqipërinë.
http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/tirane-motokrosistet-bejne-spektakel-tek-nene-tereza-178241.html





