Policia e Tiranës ka arrestuar 5 shtetas të shpallur në kërkim, pasi rezultojnë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se konkretisht është arrestuar shtetasi F. B, 32 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. 32-vjeçari, me datë 12.02.2024, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin M. I.

Shtetasi G. Ll., 40 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”

Shtetasi G. R., 20 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Në pranga u vu dhe shtetasi E. H., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin R. B., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.