Denoncohet një rast dhune në një nga kopshtet e Tiranës. Ka qenë një nënë 31 vjeçe që ka denocuar në polici se edukatorja 24-vjeçare që punon në një kopsht në rrugën “Sulejman Delvina” ka dhunuar djalin e saj 3-vjeçar.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, njofton policia.