Një krim në një familje të Tiranës është parandaluar në sajë të ndërhyrjes në kohë të policisë, pasi babai ka tentuar të vrasë me armë zjarri djalin e tij 38-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kamzë, ku Lutfi Drazhi 76 vjeç, banues në Tiranë, ka kërcënuar duke i drejtuar armën e zjarrit dhe më pas ka tentuar të vrasë të birin, shtetasin G. Drazhi, 38 vjeç. Falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur neutralizimi i autorit duke bërë të mundur kështu parandalimin e ngjarjes së rëndë.
Pas ngjarjes, uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 76-vjeçarin së bashku me Uzri Shiran, pasi një ditë më parë, Lutfi Drazhi kishte blerë një pushkë 10-she, nga Shira. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtij të fundit, është gjetur një automatik i tipit AK-47.