Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se, që nga data 20 janar deri më sot, 1013 shtetas shqiptarë janë kthyer në Aeroportin Ndërkobëtar “Nënë Tereza”. Të gjithë atyre iu ishte refuzuar qëndrimi si azilantë ekonomikë.

Vitin e kaluar, një numër shumë i madh shtetasish shqiptarë udhëtonin drejt Gjermanisë, duke përfituar nga regjimi i lëvizjes pa viza, dhe atje kërkonin azil. Numri i tyre u bë aq i madh sa Berlini mori një vendim të veçantë, ku përcaktonte vendet e origjinës, të cilat u jepnin të drejtë njerëzve për të kërkuar azil në Gjermani. Shqipëria nuk u bë pjesë e asaj liste dhe azilkërkuesit shqiptarë tashmë janë duke u riatdhesuar.