Shtetasi G. S. është arrestuar nga uniformat blu të kryeqytetit, pasi akuzohet se ka përdhunuar shoqen e tij në makinë dhe, më pas, i ka vjedhur edhe celularin, e modelit iPhone 6.
Sipas burimeve policore, shtetasi G. S. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale në makinë, në zonën e Shkozës, pa dëshirën e 33-vjeçares me inicialet K. Z. Menjëherë pas kallëzimit, ai u arrestua dhe do të përballet me akuzat e përdhunimit me të rritura dhe me atë të vjedhjes.