Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar ashpër ndaj aktivistëve të shoqërisë civile, që kanë protestuar sërish sot tek Liqeni Artificial, por që ka degjeneruar në dhunë nga të dyja palët, si aktivistët dhe Policia Bashkiake.
"Janë një shoqëri e dhunshme, nuk përfaqësojnë një shoqëri civile, aq më tepër dhunë ndaj një njeriu me uniformë policie. Kjo kauzë e diskretituat i përket të kaluarës," – është shprehur Erion Veliaj nga spitali ku kishte shkuar për të vizituar nga afër efektivin e dhunuar nga protestuesi.





