TIRANË,16 tetor 2013 – Reshjet e shumta të shiut gjatë orëve të vona të natës së 15 tetorit, duke u gdhirë dita e sotme kane  shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të minibashkisë nr 11 dhe në zonat në kufi me të, në lagjet periferike të kryeqytetit.Në ndihmë të banorëve kanë ndërhyrë edhe forca të ushtrisë.  Uji ka vërshuar brenda banesave dhe ka shkaterruar orenditë.Janë 11 familje të përmbytura. uji ka arritur një meter deri një meter e gjysmë. Për të vëzhguar nga afër situatën, sot në mëngjes tek Ura e Kamzës ka shkuar edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kryebashkiaku, Lulzim Basha, Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ai i Emergjencave, Alfred Olli. 

Jam këtu dhe me Prefektin e Qarkut. Arsyeja e këtyre përmbytjeve mendoj se është ngushtimi i shtratit të lumit nga hedhja e inerteve. Por mendoj se keta qytetarë kanë ndërtuar në vendin e gabuar. Do të pastrohet shtrati i lumit nga inertet. Jam informuar se dhe në Vaqarr ka situatë të agravuar unë do të shkoj dhe atje dhe do të shikoj si është situiata”, deklaroi Ministrja Kodheli.

Kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha  pasi ka takuar  familjet e përmbytura në Kamëz deklaroi se në total janë 1000 familje që janë përmbytur nga shirat e një nate më parë. Kryebashkiaku deklaroi se shirat që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar dëme të mëdha materjale.

 Jemi në situatë emergjente. Mbi 1000 familje dhe mbi 6000 qytetarë gjenden në këtë situatë që do ta cilësoja emergjente për nga kushtet e përmbytjes. Për fat të mirë nuk ka patur viktima dhe dëmtime në njerëz. Ka dëme të mëdha materiale dhe ka një përmbytje të të gjithë zonës me sedimentet e lumit. Në këtë zonë po punojnë mbi 180 punonjës të Bashkisë së Tiranës për ti ardhur në ndihmë familjarëve, për pastrimin e oborreve dhe largimin e mbetjeve . Por duhen shumë më shumë ndihma se kaq. Është e nevojshme të kemi bashkëpunim edhe me qeverinë qëndrore për të shtuar krahun e punës dhe tu sigurojmë banorëve furnizimin me ujin e pijshëm, i cili do fillojë të shpërndahet me autobote, evidentimin e dëmit dhe përpjekjen për ti ardhur në ndihmë banorëve. Gjendja ëështë e jashtëzakonshme , dëmet janë të jashtëzakonshme dhe kërkon një përgjigje proporcionale me këto dëme", deklaroi Basha.