TIRANË, 17 nëntor 2013 -Një gëzim familjar ka përfunduar me një të plagosur dhe një të arrestuar, pasditen e sotme në kryeqytet.Ka mjaftuar betëm një grindje për motive banale, qe shtetasi Remzi Brahimi, 51 vjeç, te  qelloje  me armë tip automatik mbi 40-vjeçarin Hekuran Aliu, në një gëzim familjar ku të dy ishin prezent.  Nën efektin e lartë të alkoolit 51-vjeçari  ka drejtuar automatikun drejt mikut të ardhur nga Rrogozhina dhe ka zbrazur me breshëri 12 herë. I plagosuri eshte derguar në Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e saj. Sipas grupit hetimor pista kryesore është humbje e ekuilibrit dhe vetëkontrollit të autorit për shkak të alkoolit. Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja. Dëshmitarët bëjnë me dije se autori dhe i plagosuri janë miq me njëri-tjetrin