17 dhjetor 2013- Mbrëmjen e sotme, në kryeqytet është sulmuar një efektiv policie i qarkullimit rrugor. Nga të dhënat paraprake mësohet se efektivi i policisë është sulmuar nga një drejtues mjeti, pasi polici i kishte bërë me shenjë të ndalonte, pasi kishte hyrë me të kuqe. Në kundërpërgjigje, drejtuesi i mjetit e ka dhunuar policin me grushte dhe shkelma.
Tashmë blutë e Tiranës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, me iniciale A.H, ndërsa kanë filluar kërkimet intensive për arrestimin e tij.





