TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj nëpërmjet një deklarate për mediat sqaroi për publikun aksionin më të fundit të bluve të kryeqytetit. Sipas tij, në një operacion të policisë së Tiranës janë arrestuar 15 persona të cilët kryenin vjedhje me dhunë. 

Ai sqaron se këta persona masi merrnin makina me qera shkonin për të vjedhur objekte të ndryshme. Për vënien e tyre në pranga bëhet me dije se, policia e Tiranës ka bashkëpunuar edhe me komisariatet e disa rretheve të tjera.