TIRANË, 9 janar 2014 – Policia e kryeqytetit ka nisur largimin e kambistëve dhe tregtarëve ilegal në tregun e njohur si "dollari" në kryeqytet.
Ky operacioni është kryer nga forcat e Drejtorisë së Policisë qarkut Tiranë.Kambistët dhe tregtarët jane larguar edhe here te tjera nga zona e njohur si “Dollari”, por pas disa ditesh ata jane kthyer perseri ne pune.
Duket se ky aksion nga ana e policisë së kryeqytetit ka ardhur pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin bregdetar të Durrësit,ku u grabitën dy kambistë.





