Disi e çuditshme… por shumë e vërtetë. Sot, në një prej rrugëve kryesore të Tiranës, një efektiv i Policisë Rrugore ka bërë shumë më tepër se thjesht punën e tij të zakonshme.

Ai e ka gjobitur shoferin, për shkeljet të rregullave të qarkullimit rrugor. Në ndenjësen e përparme të autoveturës ishin dy fëmijë të vegjël, që kurrsesi nuk lejohet të qëndrojnë para. Por, para kësaj gjobe, diçka e veçantë ka ndodhur: efektivi i Policisë Rrugore ka bërë edhe rolin e edukatorit, duke i marrë vetë fëmijët dhe duke i ulur ata në ndenjësen e pasme.

Veprimi i këtij punonjësi të Policisë Rrugore është filmuar dhe postuar në rrjetet sociale, prej nga e morëm edhe ne.