Katër të rinj janë vënë në pranga në Tiranë pasi janë kapur me kokainë, heroinë dhe Cannabis sativa. Operacioni është organizuar nga seksioni për narkotikët në Policinë e Shtetit, në Tiranë, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Tiranës.

Personat e arrestuar në flagrancë janë L. B., 37 vjeç, M. A., 26 vjeç, A. L., 27 vjeç, dhe R. P., 26 vjeç, që të katër banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në cilësinë e provës materiale, atyre iu gjet dhe iu sekuestrua sasia prej 11.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, sasia prej 2.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, sasia prej 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis sativa, etj.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundëraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Unazës së Re.