Prokuroria e Përgjithshme paralajmëron hetime për gjyqtarët e korruptuar, që dyshohen se për këtë shkak iu është refuzuar apo anuluar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sikurse ministri i drejtësisë apo Unioni i Gjyqtarëve, edhe organi qëndror i akuzës duket se është në pritje të listës së këtyre gjyqtarëve.
"Prokuroria vlerëson çdo informacion për korrupsion në drejtësi dhe më gjerë, që mbërrijnë nga burime të besueshme. Ambasada amerikane është një ndër partnerët më të ngushtë të Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, ndaj dhe informacionet e saj për vepra të ndryshme penale kanë shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve konkrete," – tha Albi Serani, këshilltar i Prokurorit të Përgjithshëm.
Por, nga ana tjetër, zyra e shtypit e Prokurorise se Pergjithshme nuk dha asnjë koment nëse kanë nisur apo jo sërish hetimet për Gjin Gjonin, gjyqtar dhe anëtar i KLD, emri i të cilit u publikua ne media si njëri ndër gjyqtarët që u është refuzuar viza nga SHBA
Marrë nga televizioni "Top Channel"





