Nga dita e nesërme, qeveria do të nisë kthimin e pronave. Ky vendim i formës së prerë është bërë me dije sot, nga ministri i drejtësisë Ylli Manjani. "Atje ku toka është e lirë, ajo do të kthehet. Kurse për pronat e zëna nis kompensimi," – ka thënë Manjani.
"Që nesër fillon të zbatohet me përparësi lëvrimi i 24 milionë dollarëve të parë, si fond për kompensimin e tokave të pronarëve, si asnjëherë tjetër më parë. Janë 28 mijë vendime të qytetarëve pronarë, që u janë dhënë nga kompensimi i pronave, por që askush nuk e ka çarë kokën për vlerësimin e tyre. Të gjithë ata qytetarë që nuk kanë pasur mundësi të kërkojnë pronën e tyre, janë të mirëpritur që sot të paraqesin një kërkesë për të kërkuar pronën e tyre dhe kërkon vetëm dy letra nga 30 që kanë qënë deri më sot," – ka njoftuar ministri i drejtësisë Manjani.





