Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takimin e përjavshëm me aleatin e tij, kryeparlamentarin Ilir Meta. Takimi është zhvilluar në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, në zyrën e Metës. Takimi zgjati për rreth 30 minuta dhe mësohet se biseda është fokusuar mbi projektligjet që pritet të diskutohen në seancën plenare të ditës së enjte.

Pavarësisht se në kabinet kryeministri Rama e ka një ministër të ngarkuar edhe për marrëdhëniet me Kuvendin, para pak kohësh ai njoftoi se mbarëvajtjen e punëve të mazhorancës do ta menaxhonte vetë, duke u takuar javë për javë me Metën.