Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është takuar, për rreth 30 minuta, me kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit. Sipas burimeve, Shpëtim Idrizi me kryeministrin Rama kanë diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit mes Partisë Socialiste dhe PDIU, si pjesë e mazhorancës, veçanërisht në nivel vendor.

As kreu i PDIU dhe as kryeministri nuk janë prononcuar pas takimit, por mësohet se Idrizi ka shprehur disa pakënaqësi për zbatimin e marrëveshjes së koalicionit me Partinë Socialiste.