Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndodhet në Tiranë, ku ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama. Takimi ka qenë joformal dhe askush nga liderët politikë nuk ka njoftuar për zhvillimin e tij.

Ata janë parë të ulur në një kafe, ku bidesojnë miqësisht, duke shijuar nga një gotë verë.

Takimi është marrë vesh vetëm nga publikimi i fotografisë, në rrjetin social Facebook, nga bashkëshortja e Haradinajt, Anita Muçaj. “Ky takim ishte i një bisede të sinqertë,” – shkruan ajo, për fotografinë në fjalë.