Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka mbyllur viziten e tij zyrtare në vendin tonë, duke iu drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza". Por, para largimit, në Bibliotekën e Kryeministrisë, ai ka lënë mbresat e tij më të mira për mikpritjen në Tiranë. Në librin e përshtypjeve, sekretari Kerry shkroi: "Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur. Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë. Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO. Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer. Përshëndetjet më të përzemërta, John Kerry"
Tiranë, sekretari Kerry largohet nga Shqipëria, ja çfarë shkroi për mikpritjen
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bie nga çatia e banesës, humb jetën në spital 49-vjeçari
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Nëna në Durrës denoncon të birin 19 vjeç: Më ka vjedhur para
Maçolli: Me Flamurtarin duhet përqendrim maksimal





