Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka mbyllur viziten e tij zyrtare në vendin tonë, duke iu drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza". Por, para largimit, në Bibliotekën e Kryeministrisë, ai ka lënë mbresat e tij më të mira për mikpritjen në Tiranë. Në librin e përshtypjeve, sekretari Kerry shkroi: "Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur. Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë. Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO. Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer. Përshëndetjet më të përzemërta, John Kerry"
Tiranë, sekretari Kerry largohet nga Shqipëria, ja çfarë shkroi për mikpritjen
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dhuna ndaj protestuesve/ Ministri Lamallari replikon me gazetarët Lala, Erebara dhe avokatin Matlija: Propagandë e përkushtuar
Persona të panjohur i vënë zjarrin gurores në Kurbin, shkrumbohen 5 kamionë të kompanisë! Dëshmia e pronarit dhe dyshimet e para të Policisë
Vrasja e Enea Mekollit/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, pritet transferimi nga spitali i Traumës për në spital të burgut
I dënuar për vrasje më 2013 në Fier, arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar prej tre dekadash! Historia e konfliktit dhe sa burg do vuajë





