Pasi ka mbyllur takimet e tij me personalitetet shtetërore, sekretari amerikan i shtetit John Kerry i është drejtuar Muzeut Historik Kombëtar, ne Tirane, ku është duke zhvilluar një takim me përfaqësue stë grupeve të ndryshme të shoqërisë civile.
Por, pikërisht në këtë moment, në llogarinë e tij në Twitter, sekretari Kerry ka lëshuar një mesazh, ku ndjehet e kënaqur me vizitën dhe pritjen që i është bërë. “Shumë i kënaqur që vizitoj Shqipërinë sot dhe faleminderit pritjen e ngrohtë nga presidenti Nishani,” – shkruan sekretari Kerry.





